Bën sikur do u zgjidh hallet shqiptarëve, habit studiuesi: Kam zbuluar këtë gjë të keqe për Zonjën Eni dhe ajo ka marrë…

Studiuesi Vladimir Kola ka publikuar së fundmi një tjetër plagjiaturë. Këtë radhë bëhet fjalë për juristen e njohur Eni Çobanin.

Kola ka zbuluar pagjiaturën në dy raste, në fjalimet e mbajtura në konferencat shkencore me titull “developments and new approaches in public law”, dhe “Criminal law between tradition and challenges of actuality”, të dyja konferencat të mbajtura në vitin 2017.

Sipas tij në zbulimin e parë është kopjuar rreth 80% e fjalimit nga një burim i vetëm, ndërsa në të dytin 70% nga tre burime.

Kjo nuk është hera e parë që studiuesi gjen plagjatura në fjalimet, dokumentet apo doktoraturat e personazheve publikë, pasi më parë ka denoncuar rastet e zv.ministrit të Infrastukturës Ilir Bejtja, socialistit Ulsi Manja, kryetares së LSI-së Monika Kryemadhit, deputetes Mimi kodheli dhe shumë të tjerëve.

Zbulimi i plotë i Kolës:
Natyrisht TV Klan më promovoi duke më ftuar në emisionin Opinion dhe pa dyshim unë jam mirënjohës për promovimin, por gjithsesi e konsideroj me vend të vë në dukje 2 kopjime të bëra nga juristja e njohur Eni Çobani, sepse së pari janë fjalime (kumtesa) në konferenca shkencore dhe së dyti janë kopjime me përqindje shumë të lartë (pa përmendur fare burimin origjinal).

Paraprakisht, dua të sqaroj se kopjimet në fjalë i kam zbuluar krejtësisht në mënyrë të rastësishme, duke parë ca dokumente PDF në sitin e Fakultetit të Drejtësisë, UT dhe për kuriozitet kontrollova edhe 2 shkrimet në fjalë.

KOPJIMI I PARË
Zbulimi dhe krahasimi i plagjiaturës së shkrimit me titull “Ndërmjetësimi në sistemin e drejtësisë së republikës së shqipërisë dhe efektshmëria pozitive e tij”, me autore Eni Çobani. Fjalim i mbajtur në konferencën shkencore me titull “DEVELOPMENTS AND NEW APPROACHES IN PUBLIC LAW”, nëntor 2017, Fakulteti i Drejtësisë, UT.

Shkrimi gjendet në internet në këtë adresë (faqet 329-335):

Rreth 80 % e shkrimit në fjalë është kopjuar nga artikulli shkencor me titull “Ndërmjetësimi në sistemin e drejtësisë së Republikës se Kosovës dhe efektshmeria pozitive e tij”, me autor Hajrullah Mustafa, i publikuar në revistën “Opinio Juris”, 2015.