I pari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ditën e sotme është bërë emocional dhe romantik, pasi ka uruar bashkëshorten në ditën e saj më të veçantë.





Pacolli nëpërmjet një postimi në Facebook ka uruar bashkëshorten e tij për ditëlindje, duke zgjedhur fjalët më të bukura.“Gëzuar ditëlindjen, gruaja ime! Një ditë e lumtur në familjen tonë, pasi ne sot festojmë ditëlindjen e Mashës.





Një nënë dhe grua e kujdesshme, e cila gjithmonë kujdeset për të tjerët para vetes”, ka shkruar Pacolli. Kujtojmë që ai prej shumë vitesh është i martuar me rusen Masha Pacolli dhe kanë dy fëmijë së bashku, ndërsa politikani ka edhe katër të tjerë nga marrë dhën iet e mëparshme.