Bëhet ‘Nuse’ Dafina Zeqiri Dhe Fshin Të Gjitha Fotot, Çfarë Po Paralajmëron?

Dafina Zeqiri ‘bëhet’ nuse dhe fshin të gjitha fotot, çfarë po paralajmëron? Dafina ka habitur me postimin e fundit.Dafina Zeqiri ka qenë goxha e angazhuar gjatë kësaj kohe me këngë të reja, suksesin e të cilave po e shijon.

Mëngjesin e sotëm, këngëtarja ka publikuar një fotografi, ku shfaqet si nuse e mbuluar me shami të kuqe.Ajo që tërheq akoma më shumë vëmendjen është fakti që artistja ka fshirë të gjitha fotografitë e tjera nga Instagrami.
Dafina muajt e fundit ka punuar rreth albumit të ri muzikor, ndërsa kjo foto mund të jetë e shkëputur nga ndonjë videoklip i saj.

Se çfarë fshihet pas kësaj fotografie, mbetet të kuptohet ditëve në vijim.