Befasuesee/ Një muaj pas prishjes së fejesës, zbulohet arsyeja pse Jon Gjebrea u nda nga e fejuara

Jon Gjebrea është djali i Ardit Gjebresë, i cili pavarësisht se s’është pjesë e televizionit, njihet për miqësitë e ngushta me artistët dhe këngëtarët, marrdhënie të krijuara gjatë punës në paskuinta çdo vit me festivalin e babait, “Kënga Magjike”.

Rreth dy vite më parë, Joni u fejua me të dashurën e tij prej disa vitesh, Merlin Haxhiymeri. Çifti zgjodhën të finalizojnë lidhjen në përvjetorin e martesës së prindërve të tij, Ardit Gjebresë dhe Anilës.

Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në “Instagram” dhe Merlin fshiu të gjitha fotot me djalin e moderatorit. Ajo mban vetëm imazhet me motrën e Jonit, Anën. Nga postimet e fundit që ka bërë, Merlin e deklaron veten single pasi shihet që nuk e ka unazën, me të cilën Jon i propozoi për martesë.

Menjëherë pas fejesës, çifti u nisën jashtë shtetit për një jetë të re, por me sa duket kjo ndarje e ka rikthyer Merlin në Tiranë, ku edhe ka nisur tashmë punë në profesionin e saj. Pas dy vitesh fejesë , marrëdhënia e dy të rinjve të dashuruar duket se ka marrë fund.