Befasuese: Shifra Marramendëse, Ja sa Para kanë dërguar Mërgimtarët nga Janari

Dërgesat e mërgimtarëve vazhdojnë të jenë një burim i rëndësishëm i të ardhurave në Kosovë, e në të njëjtën kohë edhe burim i rritjes ekonomike në vend.Qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë nëpër vende të Europës dhe botës vazhdimisht dërgojnë shuma të mëdha të mjeteve financiare te familjet e tyre.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), tregojnë se shuma e remitancave të dërguara nga diaspora e Kosovës ka shënuar rritje.Sipas BQK-së gjatë periudhës janar-tetor 2020, vlera e dërgesave nga mërgimtarët arriti në shifrën prej 795.6 milionë euro apo 90 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit 2019.

Maji ka qenë muaji ku më së shumti janë dërguar remitenca. Vlera për këtë muaj arriti në shumën prej 104 milionë euro.Derisa ka qenë muaji prill ku vlera e dërgesave ishte vetëm mbi 60 milionë euro.

Derisa ende në këto shumë kontribuojnë ende diaspora nga Gjermania, përcjellë nga Zvicra, Austria, SHBA-ja e Franca,shkruan ditorja.