Befasuese/ Nga Italia po ikin në Greqi, ja çfarë ka ndodhur në Kakavijë me emigrantëtt

Befasuese/ Nga Italia po ikin në Greqi, ja çfarë ka ndodhur në Kakavijë me emigrantëtt.Situata në pikën kufitare të Kakavijës është tepër e qetë, pasi mesa duket emigrantët shqiptarë kanë vendosur që të mos kthehen në vendlindje për pushime.

Ndryshe nga çdo vit tjetër edhe pse jemi në prag festash, numrat e emigranttëve që kthehen tek familjarët e tyre janë të ulëta.

Gjatë 24 orëve të fundit në doganën e Kakavijës, kanë hyrë vetëm 760 emigranttë, ndërkohë që 424 të tjerë janë larguar drejt Greqisë.

Ndërkohë krejt ndryshe vërehet situata në Durrës, ku ka dyndje të emigrantëve shqiptarë në Itali që kthehen në atdhe për festa. Për të përballuar fluksin, në doganë po punohet me 20 sportele, shkruan ditorja.