Befasuese/ Babai ofron 240,000 Paund për njeriun që do të martohet me vajzën e tij..

Një baba multi milioner i premton 240,000 Paund personit që do të martohet me vajzën e tij të vir./gjër.Arnon Rodthong, 58 vjeç, i cili zotëron një fermë të frutave në provincën Chumphon, Tajlandën jugore, ka marrë në dorë të ardhmen e vajzës së tij, Karnsita, 26 vjeç.

Në ofertën e tij të çuditshme, Rodthong nxjerr në pah se vajza e tij, që e ndihmon të drejtojë biznesin familjar, flet anglisht dhe kinezisht rrjedhshëm dhe është një vir./gjër.

Në disa pjesë të Tajlandës është traditë se personi që martohet me vajzën duhet ti paguajë asaj një prikë si dhe ta shkollojë, po Rodthong, thotë se do të heqë dorë nga kjo tarifë dhe do të jetë ai që do ti japë dhëndrit të ardhshëm plot 240 mijë Paund si dhe një fermë që kap shuma të mëdha.

Rodthong thotë se nuk ka kufizime për kombësinë e burrit të vajzës së tij, por mjafton që ai të jetë punëtor dhe ta bëjë atë të lumtur.“Dua që dikush të kujdeset për biznesin tim dhe ta bëjë vajzën time të lumtur. Unë nuk dua një person me një diplomë bachelor, ose master. Dua një njeri të zellshëm. Kjo është e gjitha”.