Befason Rama: Nuk po i leme asgje mangut ketij populli, ja ke do te vak./sinojme te paret

Kryeministri Edi Rama është zotuar se qeveria shqiptare po bën çmos për të marrë vaks inën sapo ajo të dalë në treg. Rama tha se Shqipëria mund të marrë nga të gjitha llojet që do të dalin në treg, ndërsa foli edhe për kategoritë që do të vak sin ohen të parët.

“I kemi mbështetur me të gjitha ato që kemi mundur, ne nuk jemi si të tjerët në këtë lu ftë se kemi dhe një luftë që është shumë e madhe që familjet të kthehen në shtëpi, duke ndërtuar shtëpi e apartamente dhe këto ndërtohen me fonde dhe kjo qeveri i ka vënë të gjitha në dispozicion pa lënë gjë mangët.

Sa i përket vak sinës nuk jemi në fazën ku nuk zgjedhim të lirë apo të shtrenjtë jemi në fazën që të kemi vaksinën në dispozicion duke filluar nga vak sini mi i bluzave të bardha, mësuesit, punonjësit e policisë dhe të gjithë me radhë.

Po bëhet një përpjekje e jashtëza konshme nga të gjitha vendet dhe sasia që do prodhohet nuk do jetë e gjitha që është e nevojshme që ditën e parë, ne na duhet të mos mbetemi në bisht dhe e dyta të vëmë në dispozicion për këto kategori njerëzisht sa më shpejt.