Babai i Donaldit iu bën surprizen e madhe bamorëve të BBV, ja çfarë iu dërgoi në shtëpi

Me rastin e Ditës së Pavarësisë, banorët e Big Brother kanë festuar dhe kanë shijuar një darkë tradicionale. Të veshur me veshje popullore, ata kanë kërcyer dhe kënduar këngë të ndryshme patriotike. E sigurisht nuk ka munguar as Himni i Flamurit.

Ata gjithashtu kanë kënduar këngën Xhamadani Vija Vija”duke ndezur atmosferën në shtëpi. Por teksa shijonin ushqimet tradicionale shqiptare në dhomën e surprizave, Donaldi dhe banorët kanë marrë një dhuratë nga babai i aktorit.

Kastrioti kishte dërguar raki nga shtëpia e tij, që yjet të bënin gëzuar me njëri tjetrin me rastin e festës së Flamurit. Zemra e babit të kam dërguar pak nga rakia e shtëpisë që të bësh gëzuar me shokët për festën e Flamurit, Ju përqafoj të gjithëve.