Arsenali rivalizon Chelsean për shërbimet e Iscos

Arsenali është futur në garë për transferimin e Isco Alarcon nga Real Madridi në verën e këtij viti.Mesfushori spanjoll nuk bën më pjesë në planet e Zinedine Zidanes, andaj me të përfunduar ky sezon do të kërkojë një aventurë të re.
Për ta bërë një gjë të tillë, madrilenët duhet t’i rrisin fondet e tyre, e që Isco duket se është i pari në listën e largimeve.

Kështu, Arsenali dhe Chelsea do të zhvillojnë një garë të nxehtë mes tyre, mirëpo gjatë rrugës pritet t’u bashkangjiten edhe skuadrat tjera si, Liverpool, Manchester United, Manchester City, Juventus dhe Interi.