Ardit Gjebrea është shkaku që më larguan nga Portokallia, Agron Llakaj zbulon se pse ia mbajtën dy rrogat

Lajmi se Agron Llakaj do të largohej nga spektakli i humorit “Portokalli”..

Ku u përfol se humoristi e la “Portokallinë” për programin “Kush do të bëhet milioner” që filloi asokohe në Klan. I ftuar dje në emision”, Llakaj ka rrëfyer për herë të parë pse u largua nga “Portokalli” dhe shkaqet që e çuan në këtë vendim. Ja çfarë tha ai:

Unë nuk e lashë Portokallinë për Klanin. Thanë që Agroni u pagua etj… Artisi nuk bën dot kompromis me profesionin e vet dhe me veten. Si i tillë unë kërkoja të lëvizja. Unë ofrova diçka për ndryshim por mendimi im nuk u përqafua dhe prej momentit kur nuk prodhon më vlerë e kthehet në një lloj monotonie.

Mirë është që të largohesh. r të qenë brenda marrëdhënies dhe etikës artistike e njoftova regjisorin, Altin Bashën. Nuk i mora leje, por e informova. Mbrëmjen e asaj të shtune dola tek “Kënga Magjike”. Të nesërmen që ishte Portokallia në transmetim shoh unë ishin hequr të gjitha materialet e mia.

Aty kuptova që unë isha i dënuar. Të hënën në mëngjes më thërriti drejtori i përgjithshëm i Top Channel dhe më tha: Nga ky moment e mbrapa deri sa të mbarosh kontratën deri në fund të dhjetorit do jesh thjesht drejtor artistik dhe nuk do dalësh në skenë.