Arbana Osmani fotografohet per here te pare pas lindjes se djalit/ Ja sa e lumtur duket ajo

Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj u bene prinder te nje vogelushi vetem dy dite me pare. Cifti vendosi qe ta quaj djalin e tyre Dielli.

Arbana sot eshte kthyer ne shtepi bashke me djalin ku i ka pritur nje feste mjaft e ngrohte dhe e bukur. Ishte mikja e saj moderatorja Xhemi Shehu ajo e cila ka postuar nje foto me Arbanen.

Ne foton e publikuar ne sy bien ambienti i zbukuruar dhe arushet gjigande. Krah fotos, Xhemi shkruan: “Lumturi”. Kjo feste e tregon me se miri qe te gjithe jane mjaft te lumtur per ardhjen ne jete te vogelushit.