Arbana Osmani bëhet nënë për herë të dytë : Emri i djalit është tipik Shqiptar

Për Arbana Osmanin është folur shumë gjatë kësaj vere dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, pasi lajmi i shtatzënisë u kthye menjëherë në kryefjalën e portaleve.

Detajet për gjininë e bebes apo planet për një martesë të mundshme sigurisht që na kanë kuriozuar të gjithëve, por ato që nuk “tregoheshin” në mediet online, i kemi zbuluar falë Instagramit.

Dhe ashtu siç ndodhi muaj më parë, ku nëpërmjet një postimi Arbana zbuloi se ishte në pritje të ëmbël, sot zbuluam po nga Instagrami se ajo është bërë nënë për herë të dytë.

Lajmin e ka dhënë vetë Eduarti pak minuta më parë, kur ka postuar foton e parë me të voglin. “Lindi Dielli”, -shkruan ai përkrah fotos ku mban në duar të birin.

Në korrik, gjatë një interviste në “Pushime On Top”, Eduarti zbuloi se emri i djalit do të ishte një emër tipik shqiptar, ndërsa dha edhe detaje për dasmën, për të cilën çifti nuk ka një datë, por vendndodhja është vendosur në Bogë,