“Aplikohet te ata që janë rëndë”. Mjeku Dasho tregon metoden, si të shpëtojnë pacientët që janë keq: Kjo teknikë

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka bërë me dije teknikën operatore që quhet kirurgjia e kontrollit të dëmit dhe që aplikohet tek pacientët në gjendje të rëndë dhe nuk synon perfeksionin, por shpëtimin e jetës dhe kapërcimin e momentit të vështirë. Suksesi varet nga aftësia e kirurgut për të vepruar me shpejtësi dhe me vendosmëri. Sigurisht jo kuturu…

Paralajmërimet dhe këshillat e vazhdueshme që ranë për muaj të tërë në veshë të shurdhër fatkeqësisht u materializuan dhe sot Shqipëria është realisht në “luftë” me “armikun”, dy terma që kryeministri i përdori pa vend dhe vetëm si gogol për të tmerruar shqiptarët në muajt e parë të epidemisë.

Sot, “gjeneralët” e kryeministrit kanë ngritur duart dhe i kanë dërguar ËhatsApp qendrave shëndetësore se janë të paaftë tu sigurojnë pajisje mbrojtëse dhe qendrat duhet t’i sigurojnë vetë ato. Pa u dërguar pare shtesë dhe as orientime se si e ku t’i blejnë! Thjesht një mesazh ËhatsApp-i!

Sot qytetarët presin me ditë për të bërë testin dhe me ditë për përgjigjet. Në shumë raste përgjigja e testit ka ardhur pozitive pas vdekjes së pacientit!!! Për testimin qytetarët po i drejtohen privatit me një faturë mujore që i kalon 10 milionë Euro në shkallë vendi!!!