Alketa e cilësoi si një princ me shumë para, por Saimirit po i zbulohen sekretet? Nuk ka para as për….

Saimiri një djalë i ri, që është rritur, edukuar, shkolluar dhe ka ngritur karrierrën në Gjermani vendosi të gjejë fatin e tij në Shqipëri. Produksioni i “LoveStory” e prezantoi si:Ai është një person i thjeshtë, i shkolluar, kavalier, me nje shpirt të ndjeshëm, dhe empatik.

Saimiri punon si financier në profesion dhe sipërmarrës i disa bizneseve të suksesshme në Gjermani.Protagonisti 33-vjeçar është eksplorator i realiteteve të reja, i ka rënë përqark botës dhe adhuron sportin. Ai ka lënë pas krahëve disa histori dashurie por beson fort tek dashuria e vërtetë.

A është vërtet i pasur Saimiri? Produksioni nuk qenka treguar symprehtë dhe të rregullojë gafat në klipet “e bukura” që i shfaqen publikut.Në një fragment, tregohet qartë se në bluzën e Saimirit është harruar pa u fshehur mirë etiketa e bluzës.

Kjo foto nuk u ka shpëtuar përdoruesve të rrjeteve sociale, të cilët shkruajnë:“Ku është Saimiri i pasur”?Me sa duket, Saimiri nuk paska aq para sa për të shtuar garbëron e tij, por thjesht merrka bluza nga dyqanet.