Aida Shtino që e doni shumë jep lajmin e mirë për shqiptarët: Do rikthehem në televizor, ja ku do më shikoni


Do të rikthehen shumë shpejt pranë publikut të tyre, dy gazetaret e njohura, të cilat i kanë munguar ekraneve në vend, prej disa kohësh. Aida Shtino dhe Juela Meçani, do të mbërt hejnë teleshikuesit përpara ekraneve.

Cdo të martë dhe të premte në orën 20 e 30, e ku do të trajtojnë tema që lidhen me politikën, e identitetin, që shpesherë është harruar dhe nëpërkëmbur. Emisioni ”Pus hteti” do të drejtohet nga gazetarja Juela Meçani dhe do të transmetohet çdo të martë në orën 20 e 30. Emisioni “Pushteti” do të trajtojë jo vetëm temat politiko-sociale të ditës, jo vetëm pas-zhvillimet e parlamentit, marrëveshjeve ndërpartiake, lajmeve të fundit, përplasjeve e përqafimeve politike.

Ai do të gërrvishtë edhe ngjarje me sensibilitet publik, që presin zgjidhje nga politika, si dhe zhvillimet e pritshme apo shkundjet e politikës nga qytetarët që kanë një sens kritik, kërkues e inve stig ues, me qëllim përmirësimin e jetës së tyre.