Adriana reagon pas mesazheve që mori për lidhjen me 21-vjeçarin afrikan

Adriana ka diçka për të thënë pas komenteve të shumta që ka pranuar për lidhjen e re.Aktorja Adriana Matoshi ka konfirmuar lidhjen e re të dashurisë me futbollistin, Keith Groenveld.

Groenveld është i lindur në Afrikën e Jugut, ndërsa u rrit në Belgjikë dhe filloi qysh i ri karrierën në futboll.
Ai po ashtu ka qenë futbollist i Feronikelit, kurse është aktiv edhe në muzikë, ditë më parë publikoi këngën “Black and White”.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Keith u dashurua me Adrianën dhe tani janë shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.