Adriana Matoshi tregon arsyen se përse u divorcua nga ish-bashkëshorti i saj

Aktorja nga Gjilani, Adriana Matoshi, gjatë kësaj kohe ka qenë mjaft e përfolur për lidhjen saj të re, ndonëse prej vitesh ka qenë nënë beqare. Ajo së fundmi ishte pjesë e emisionit “Tete a Tete”, teksa ka folur për jetën dhe karrierën e saj profesionale.

E njëjta ka rrëfyer arsyen se përse u divorcua nga ish-bashkëshorti i saj, biznesmeni Albert Sylejmani.“Sigurisht që divorci nuk është një gjë që duhet me u gëzu, ajo vjen nga diçka që nuk e pret ose ti nuk ke pasur qëllime të tilla, ajo ka ndodhur.

Periudhën sa kam qenë e martuar, kam qenë e lumtur. Kam pasur një moment kur gjithçka u thy shpirtërisht emocionalisht dhe fizikisht shumë rëndë. Periudhë që ka lënë varrë në shpirtin tim, por i kam pasur vetëm dy mundësi; me shkat ërru veten apo me ec përpara.

Dhe kam zgjedhur të eci përpara për hir të fëmijëve të mi që ata janë qenia më e pafajshme në botë”.“E kam vuajtur një periudhë, derisa jam koncentruar të bëj vetëm gjëra të mira dhe jam shumë e lumtur që nuk ja kam lejuar vetes që diçka e madhe të më hedh poshtë.