A pritet një valë tjetër kor0navi/rusi në Shqipëri? Eksperti i Shëndetit Publik jep mesazhin e rëndësishëm

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho u shpreh se duhet të bëhen më shumë testime. Sipas tij, nëse do të testojmë më shumë, do të zbulojmë më shumë raste.

Më tej Dasho tha se nuk mund të flasim për valë të dytë, të tretë, të katërt, pasi përgjigja e përhapjes së virusit është në varësi të masave të marra.

“Kjo puna e valëve u bë pak qesharake, sepse ne shikojmë një situatë të tillë në fakt. Vende të ndryshme të botës morën masa të ndryshme në raport me virusin. Nuk mund të flasim që epidemia u soll njëlloj në Itali, në Kinë, në Angli, në Gjermani, në Suedi apo në vende të tjera. Vende të ndryshme patën shpër thime të ndryshme. Grupe të ndryshme shkencëtarët arritën në përfundime të ndryshme. Në Shqipëri kemi pasur një ritëm konstant.