A Po Paralajmëron Vjosa Osmani Parti Të Re? Kryeparlamentarja Së Shpejti Tregon Si Do Ta Vazhdojë Angazhimin E Saj

A Po Paralajmëron Vjosa Osmani Parti Të Re?

A Po Paralajmëron Vjosa Osmani Kryeparlamentarja Së Shpejti Tregon Si Do Ta Vazhdojë Angazhimin E Saj.

“Ua kujtoj se unë jam përjashtuar nga pozitat që i kam mbajtur në LDK nga këshilli i përgjithshëm i LDK’së. Sa i përket hapave të mëtejmë, siç e kam thënë edhe më herët, unë jam në konsultim e sipër me njerëz me të cilët jam ndërtuar politikisht gjatë kësaj periudhe të gjatë.”, ka thënë Osmani.

Tutje, ajo ka konfirmuar se së shpejti do të sqarohet pozicioni i saj dhe mënyra se si do të vazhdojë angazhimin e saj politik, sidoqoftë, nuk ka treguar nëse do të formojë ndonjë parti të re, shkruan Gazeta Metro.“Qofshin njerëz ata brenda LDK’së qofshin njerëz që nuk janë sot aktiv politikisht por që më kanë këshilluar, me të cilët kam diskutuar… së shpejti besoj se do ta sqarojmë se si do të vazhdojmë tash e tutje angazhimin tonë politik” ka thënë Osmani ndër të tjera