A po ju kujtohet motra e Memlit e Teutës? Bubilina Krasniqi Ja sa bukur duket ajo pas kaq vitesh

Ka qenë mjaft aktive dikur në muzikë, por hoqi dorë nga kjo degë në vitin 2010.Bukuroshja Bubulina Krasniqi, e cila kishte të publikuara disa këngë mjaft të suksesshme, vendosi të marrë tjetër rrugë në jetën e saj.Ajo është e angazhuar në diplomaci, teksa tash e një vit ka marrë edhe epitetin e nënës.

Bubulina është mjaft e rezervuar sa i përket jetës private, ndërsa rrallë shfaqet edhe në rrjetet sociale.Megjithatë së fundmi, ka qenë motra e saj, aktorja Teuta Krasniqi, e cila pas shumë kohësh ka publikuar një fotografi me të.

Dy motrat duken mjaft atraktive teksa pozojnë para pasqyrës, teksa vërehet dukshëm ndryshimi i Bubulinës me kalimin e viteve.

Ndryshe nga e motra, Teuta e ka vazhduar rrugën drejt artit, dhe edhe sot është mjaft e angazhuar në projekte të ndryshme filmike.