A mund të hani banane me barkun bosh/ Ja si përgjigjen mjekët: Nëse e bëni do të…

Kur duhet ngrënë banania?Në një kohë kur vlerat e bananes janë të pakundërshtueshme, ekspertët janë të ndarë mbi ngrënien e bananes me stomak bosh apo plot. Disa ekspertë thonë se bananet janë plot me kalium, fibër, magnez që e pajisin organizmin me shumë energji.

Ata thonë se bananet duhen ngrënë çdo ditë edhe për vetë faktin se përmbajnë vitaminën B6. Sipas tyre, banania nuk duhet ngrënë me stomak bosh për arsyet e mëposhtme:Sipas të dhënave niveli i lartë i sheqernave u jep energji, por kjo e fundit është afatshkurtër dhe më pas do të jeni të plogësht.

Bananet ju ngopin shpejt dhe mund të ndiheni të përgjumur ose të lodhur. Për shkak të aciditetit ju mund të keni probleme me zorrët. Ekspertët britanikë shprehen se mirësia e bananes duhet shfrytëzuar pasi keni ngrënë mëngjes. Për më tepër, përmbajtja e lartë e magnezit mund të prishë ekuilibrat mes kalçiumit dhe mangeznit në gjak duke shkaktuar një efekt të kundërt në sistemin kardiovaskular.

Shumë profesionistë të tjerë janë të mendimit se frutat në përgjithësi nuk duhen konsumuar me stomak bosh. Një mënyrë e thjeshtë për t’i ngrënë ato është duke i kombinuar me ushqime të tjera.Këshillat më të mira për konsumimin e bananeSugjerohet që bananen mund ta hani në mëngjes vetëm duke e kombinuar me ushqime të tjera, duke shmangur kështu shqetësime të panevojshme.