A ju kujtohet Zhadja? Ja si duket ajo tani, publikon foto ne rrjetin social

A ju kujtohet Zhadja? Ja si duket ajo tani, publikon foto ne rrjetin social.

Të gjithë e mbajnë mend serialin brazilian “Clone”, në të cilin aktorja kryesore rebelohej kundrejt zakoneve të vendit të vet dhe bie në dashuri me një turist.

Seriali mbajti të lidhur, pas ekranit një numër të madh njerëzish, ndërsa aktorja kryesore, Giovanna Antonelli arriti të bëjë për vete publikun.

Shqiptarët “lanë kokën” pas saj dhe me siguri e kujtojnë edhe sot e kësaj dite, pavarësisht se kanë kaluar shumë vite nga shfaqja e fundit në ekranet tona.

E bukura e serialit, të cilën e kishin lakmi shumë vajza dhe gra edhe në ditët e sotme pas 17 vjetëve nga momenti i realizimit të serialit, vazhdon të jetë e tillë.