A e keni ditur se kjo aktore e famshme është motra e Shengjyl Ismailit !? (FOTO)

Shengyl Ismaili është një prej aktoreve më të pëlqyera të kinematografisë kosovare. Ajo shquhet për dashurinë ndaj aktrimit të cilën e vërteton më së miri në çdo projekt filmik në të cilin luan.

Duke e shfaqur talentin e saj në tri fushat kryesore të aktrimit: teatër, film dhe televizion, Shengyli ka arritur ta ndërtojë një karrierë të suksesshme në këtë industri.

Aktorja përveç energjisë që e sjell përmes roleve të saj, ajo karakterizohet me të njëjtën natyrë edhe në jetën e përditshme.

Duke qenë vazhdimisht e angazhuar me aktivitete nga më të ndryshmet. Por a e keni ditur se kush eshte motra e aktores se njohur?Dikur ishte një nga emrat më të njohur të teatrit, filmit, por edhe projekteve të ndryshme në Kosovë .Sot, e shohim më pak e më rrallë aktoren e afirmuar e shumë të talentuar, Anisa Ismaili.