A e dini pse jargosemi në gjumë? Trupi juaj po tregon diçka

Jargosja është pështyma e tepërt që del jashtë gojës së një personi dhe këtë ne e bëjmë shumë shpesh. Por a e keni ditur se nëse ky fenomen ndodh vazhdimisht, mund të jetë shenjë e një sëmun./ djeje ose keqfunksionimi në trup? Ne i gjetëm arsyet prapa lëshimit të jargëve dhe si mund ta ulim nivelin e saj ose ta ndalojmë tërësisht.

Pse jargosemi?Kur flemë gjumë muskujt tanë të fytyrës janë totalisht të relaksuar. Pasi pështyma akumulohet në gojë gjatë gjumit, ajo ngadalë mund të fillojë të rrjedhë jashtë saj për shkak të muskujve të relaksuar të fytyrës, që lënë gojën hapur.

Kështu, ne përfundojmë me një jastëk të lagur i cili nuk është shumë i rehatshëm për të fjetur në të.Jargosja e tepërt ose hipersalivimi mund të jetë shenjë e një sëm./ undje neuro logjike ose rezultat i kongjestionit hundor. Gjithashtu, njerëzit që tashmë kanë probleme me shëndetin, si sulm, kanë gjasa të jargosen më shpesh dhe më tepër.

Si ta reduktoni jargosjen ose ta ndalni atë tërësisht?Një nga arsyet kryesore të jargosjes është hunda e bllokuar, që e shtyn personin të marrë frymë përmes gojës dhe që mund të çojë në jargosje. Pastrimi dhe zhbllokimi i sinuseve hundor mund të jetë një mënyrë e mirë për të mos pasur jastëk të lagur çdo natë.