A do të ketë sërish mbyllje të kufijve? Vendoset koncepti i ‘semaforit Co vid’, BE nxjerr planin e ri të lëvizjes

Sipas marrëveshjes, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve do të publikojë një hartë javore të situatës rajonale në vendet e BE-së, me një kod ngjyrash bazuar në nivelin e rrezikut: E gjelbër, portokalli dhe e kuqe.

Ngjyra e semaforit të një rajoni të caktuar do të varet nga numri i rasteve të reja për 100.000 banorë gjatë 14 ditëve të fundit dhe shkalla e testeve pozitive.

Ndërsa pjesë e këtij sistemi, do të shtohet edhe ngjyra “gri”, për zonat ku ka të dhëna të pamjaftueshme ose ku numri i testeve të kryera për 100.000 banorë konsiderohet shumë i ulët.

Si do funksionojë: Udhëtarët që vijnë nga një zonë portokalli, e kuqe ose gri mund t’u kërkohet t’i nënshtrohen karan tinës pas mbërritjes.

Ata që vijnë nga zona të gjelbërta të përcaktuara me kritere të përbashkëta nuk do të vuajnë asnjë lloj kufizimi në lëvizje dhe udhëtim.