A do të ketë reshje dëbore ditën e ndërrimit të viteve? Përgjigjet meterologu shqiptar…

Metterologu Hakil Osmani në një lidhje skypee, ka zbuluar sesi do të jetë moti në këto ditë të fundit të 2020-tës, por edhe në javën e parë të Janarit. Sipas Osmanit, deri në mesditën e datës 31, moti do të jetë i paqendrueshëm, për ti lënë vendin kthjellimeve pjesën e dytë të ditës së enjte, si dhe në datën 1 Janar.

Dita e parë e 2021-shit, pritet që të jetë me mot të qendrueshëm, por me temperatura më të ulëta, ndërkohë që nga fundjava do të kemi një rikthim të reshjeve të shiut. Ndërkohë dimri i vërtetë sipas Osmanit do të fillojë në javën e dytë të Janarit.

Ku temperaturat do të zbresin në -3 gradë. Sa i takon reshjeve të borës ato do të jenë të pranishme vetëm në zonat malore.“Dita e sotme ka sjellë prezencë të vranësiirave dhe reshjeve të shiut në të gjithë vendin. Pothuajse deri në datën 31 do të jemi me mot të paqendrueshëm.

Ku nuk do të mungojnë reshjet e borës në zonat malore. Në datën 31 do të ketë reshje të pakta shiu në orët e paradites, ndërsa pasdite do të kemi një përmirësim të lehtë të kushteve të motitt,ditorja.