A Do Ketë Mbyllje Të Dytë Në Gjermani, Ja Informacionet E Fundit


Kancelarja Angela Merkel në një bisedë në mirëbesim me gazetarët ka bërë fjalë për shqetësimin e saj.

Se si mendjelehtësia e rinisë dhe dimri që kemi përpara mund të na i zerojnë sukseset që kemi arritur. Më e habitshme, që pohime të tilla kanë depërtuar në publik.Kancelarja, e pakënaqur..

Prej ditësh është temë në Berlin humbja e durimit të kancelares: Pakënaqësia e saj me rregullat e C0ronës aq të ndryshme nga landi në land, ideja e disa kryeministrave të landeve përkundër të gjitha këshillave të ekspertëve, t’i hapin tregjet e Krishtlindjeve. E pastaj vjen edhe paralajmërimi i virologut, Christian Drossten, i para disa javëve, por që përshtatet në debatin aktual: Pra që Gjermania nuk është e përgatitur më mirë për një valë të dytë se vendet e tjera. Kjo e qëllon në shenjë situatën aktuale.

Ende, thonë përgjegjësit, sistemi shëndetësor e përballon mirë rritjen e numrit të iηfektimeve. E të gjitha sondazhet të flasin për një miratim të madh politikës së qeverisë e landeve për C0ronën. Po pse është e shqetësuar kancelarja atëherë?

Një mbyllje e dytë është e papërballueshme

Durimi dhe solidariteti mes njerëzve mund të lodhet jashtë mase, dhe kësaj i shtohet, se politika e di, që ekonomia, kultura dhe shoqëria një mbyllje si në mars nuk e përballojnë dot. Mbyllja ishte e ashpër, por ajo e arriti një gjë: ndjenjën e përbashkët, se kufizimet vlejnë për të gjithë.