27 vjecarja nga Kosova bën namin në Suedi: Vjedh nga të moshuarit ku punonte si infermiere


Ata menduan se ishte diçka mbase e rastësishme dhe kontaktuan policinë, e cila rifilloi hetimin. Gruaja 27 vjeçare u gjet fajtore në këtë rast, dhe iPadi u kthye. Kur të afërmit morën atë përsëri, kishte kaluar gati një vit dhe gruaja e moshuar kishte vd/ ekur,transmeton ditorja.

Infermierja nga Kosova tha se djali i saj u mundua ta merrte iPadin për të luajtur. Ajo tha se kishte ndërmend ta kthente atë përsëri, por kur e gjetën ajo ishte rreth 220 km larg nga Lund. Gruaja nuk punon më në shtëpinë e pleqve.

Vjedhja ndodhi në vjeshtën e vitit 2018. Ajo akuzohet për vjedhje të rëndë. Sipas prokurorit, krimi i vjedhjes është i rëndë dhe i pamëshirshëm sepse ka ndodhur nga një person i moshuar i pambrojtur. Sipas të afërmve, gruaja e moshuar u ndje tmerrësisht keq kur mësoi se ishte një nga ata që kujdeseshin për të, që i kishte vjedhur pajisjen. Ajo ishte në një karrocë dhe kishte vështirësi të fliste pas një goditje në tru. Familjarët thonë gjatë hetimit se gruaja “ndihej shumë e pasigurt për akomodimin e saj dhe na duhej të instalonim një kasafortë në banesën e saj”.