“Ѕot 78 vjeç! Udhëtoj njëheraѕ në dy stinë”, ish-kryeminiѕtri Вerisha mesazh për ditëlindje
Sali Berisha feston sot ditëlindjen e tij të 78-të. Ish-kryeministri ka shpërndarë një mesazh të shkurtër në këtë ditë të rëndësishme për të dhe familjen, shoqëruar me një foto me bashkëshorten, Liri Berisha.
“Sot 78 vjeç! Udhëtoj njëheras në dy stinë. Në vjeshtën e bukur të jetës dhe, në një pranverë të re politike! Lavdi Zotit! Mirënjohje të pakufishme familjes time dhe të gjithëve ju miq”, shkruan Sali Berisha.
Një mesazh urimi ish-kryeministri e ka marrë dhe nga aleati i tij, tashmë në opozitë, Ilir Meta. “Gëzuar ditëlindjen Prof.Dr. Sali Berisha! Shumë urime të përzemërta”, shkruan ish-presidenti.