Рëllumb Рipero Ηgre Zëriη: Të MbуΙΙеη Baret Dhe Reѕtoraηtet, Οѕе Ѕhqiρëria Do Të..

“Për mua sot që flasim, vendi, mjedisi, ku më së shumti qarkullon dhe përcillet vi rusi janë baret, kafetë, më pak restorantet”, u shpreh Pipero në neës24 Sipas mjekut nuk ka nevojë që vendi të futet në një karan tinë të dytë, nëse zbatohen siç duhet protokollet.

“Së paku të mbyllen më herët, nëse baret dhe restorantet nuk respektojnë protokollet e distancave, ato bare që nuk i respektojnë të mby llen një orë e më parë. Nuk është koha për të dëfryer por për të pasur kujdes. Kam parë dhjetëra lokale plot, brezi i ri, lozin, dëfrejnë me një kafe rrinë 4 orë. Të respektohet protokolli. Duhet të merret një masë.

Nuk jam për karantine të dytë apo një mbyllje të dytë. Nuk është ajo zgjidhja. pjesë e zgjidhjes është kjo që nuk është pjesë e zgjedhjes. Duhet medoemos të frenojmë transmetimin e vir usit. Mosha 16-17-vjeçare që vetë në lokale nuk jeton vetëm, ka familje, shkon në shkollë.

Duhet doemos që atje ku më së shumti qarkullon të frenohet. Përpara se të mendojmë bll okimin, kapacitetet e shtuara spitalore të res pektojmë ato masa që janë të rëndësishme. E shoh të arsyeshme të ngre zërin sepse o sot o kurrë mund ta parandalojmë”.